HomeAtdheuOVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

-

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka kujtuar me nderim dhe respekt dëshmorët e rënë gjatë periudhës 1–15 janar.

OVL-UÇK thotë se në ditët e ftohta të janarit, kur liria po shkruhej me gjak dhe sakrificë, bijtë më të denjë të kombit ranë në altarin e lirisë, duke u bërë pjesë e pavdekshme e historisë dhe kujtesës sonë kolektive.

“Dëshmorët e rënë gjatë kësaj periudhe janë:Enver Gashi, Xhevat Jusufi, Blerim Balaj, Hisni Murseli, Ismet Beqiri, Nazmi Ismajli, Nikë Hajdaraj, Qelë Ukaj, Ajet Demaku, Skender Mulaku, Hysni Ramaj, Zef Gjokaj, Ali Beqa, Enver Rashiti, Hanumshahe Mujota, Ismajl Luma, Kadri Syla, Lutfi Bilalli, Mehmet Mustafa, Nazim Kokollari, Nexhat Ramadani, Ragip Bajrami, Sadik Mujota, Sadik Osmani, Shaqir Berisha, Shaqir Shaqiri dhe Skënder Qarri”.

OVL-UÇK thekson se i përkujton me nderim të përjetshëm dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare dhe dëshmon se ata nuk harrohen kurrë, transmeton rtk

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...