HomeDiasporaAmbasada e Kosovës në Zvicër në gatishmëri për qytetarët në Crans-Montana

Ambasada e Kosovës në Zvicër në gatishmëri për qytetarët në Crans-Montana

-

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar se është duke monitoruar nga afër zhvillimet në Crans-Montana dhe ndodhet në gjendje të plotë gatishmërie për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të saj.

Sipas njoftimit zyrtar, ambasada u bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që ndodhen në zonën e Crans-Montana ose përreth saj, që në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë shërbimet emergjente të ambasadës. Numri emergjent i Ambasadës së Kosovës në Zvicër është: +41 77 479 11 86, transmeton half24.ch

Po ashtu, për familjet e brengosura që kërkojnë informacione, autoritetet zvicerane kanë vënë në dispozicion edhe numrin emergjent: +41 848 112 117.

Ambasada e Kosovës thekson se mbetet në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale zvicerane dhe do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të ri, duke garantuar mbështetje dhe asistencë për qytetarët e Kosovës në Zvicër, transmeton half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ismail Qemali dhe diplomacia e pavarësisë shqiptare në nëntorin e vitit...

0
Dr. Dorian Koçi/ Nga Bukureshti në Vjenë Historia e pavarësisë shqiptare është një proces që lindi në fushat e betejës të Kryengritjet e mëdha të shqiptarëve...