HomeAtdheuBardhi paralajmëron një 22 dhjetor-revoltë

Bardhi paralajmëron një 22 dhjetor-revoltë

-

Me 22 dhjetor, pra ditën e hënë, PD dhe partitë opozitare kanë lajmëruar për protestë-revoltë kundër kryeministrit Rama. Me urdhër të Berishës janë shpërndarë gjithë deputetët në rrethe për të siguruar sa me shumë pjesmarrje. Në disa degë të PD si Mamurras, Laç, Krujë, Tepelenë, Elbasan, Mirditë, Has, Tropojë, etj organizatorët po sigurojnë protestues me fizik të fortë, sepse do ti vendosin në radhën e parë te kryeministria për tu përplasur me policinë e shtetit. Skenari është se nuk do ketë fjalime për ti mërzitur protestuesit, por direkt në përplasje para kryeministrisë. Mësohet se në dyqane ku shiten lendë plasëse nuk ka mbetur asgjë, pasi e kanë blerë militantët e PD për revoltën e ditës së hënë.
Po kështu Policia e Shtetit po mobilizon gjithë forcat e saj policore për protestën e datës 22 dhjetor. Ndërkohë Taulant Balla thotë me ironi se nëse iu vijnë 1 mijë demokratë kanë sukses!

Reagimi i Gazment Bardhit:

Takimet me demokratët në Njësinë 1 po tregojnë qartë se më 22 Dhjetor Tirana nuk do të heshtë.

Kur pushteti vjedh dhe qytetarët shpërfillen, protesta mbetet i vetmi vend ku zëri ynë dëgjohet.

Nga Njësia 1, thirrja është e qartë: rezistencë dhe protestë të vazhdueshme, deri në largimin e Edi Ramës, transmeton kjone.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...