HomeAtdheuJashari dhe Vaikshnoras diskutojnë sigurinë rajonale dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak

Jashari dhe Vaikshnoras diskutojnë sigurinë rajonale dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak

-

Me nderime të larta ushtarake, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka pritur në takim shefin e Mbrojtjes së Lituanisë, Raimundas Vaikshnoras, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

FSK-ja ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, janë shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, në përballimin e sfidave të sigurisë në kontinentin evropian.

“Gjithashtu, të dy gjeneralët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy institucioneve të mbrojtjes”, thotë FSK-ja.

Bëhet e ditur se në përfundim të takimit, u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarak, derisa është rikonfirmuar përkushtimi i FSK-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

“Po ashtu, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve, në veçanti të Republikës së Lituanisë, në proceset e zhvillimit, profesionalizimit dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së”, thuhet në njoftim, transmeton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

22 NËNTORI – A DO TË NA NJIHNIN RILINDËSIT E MANASTIRIT...

0
Nga: PhD. Dashnim HEBIBI, President i Institutit Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore – Zvicër 22 Nëntor 1908 – 22 Nëntor 2026 - 118 vjet nga...