HomeSportiDrita siguron mbi 1.2 milion euro nga Liga e Konferencës

Drita siguron mbi 1.2 milion euro nga Liga e Konferencës

-

Pas kualifikimit historik në fazën e play-offit të Ligës së Konferencës, Drita ka arritur të sigurojë gjithsej 1.266.000 euro nga pjesëmarrja në këtë kompeticion evropian.

Shuma përbëhet nga dy fitore që kanë sjellë 800.000 euro, dy barazime që kanë shtuar 266.000 euro, dhe kualifikimi për play-off që i ka dhuruar skuadrës edhe 200.000 euro të tjera.

Edhe pse Drita u mposht në ndeshjen e fundit nga Rayo Vallecano me rezultat 3-0, skuadra gjilanase siguroi kualifikimin në fazën “playoff” nga vendi i 20-të, me 8 pikë gjithsej.

Ky sukses përbën një moment historik për klubin, duke shënuar herën e parë që Drita arrin fazën e play-offit në një kompeticion evropian. Play-offi pritet të zhvillohet me dy ndeshje, ku Drita së shpejti do të mësojë edhe kundërshtarin e saj, transmeton BSot

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...