HomeAtdheuKurti takon ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kurti takon ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

-

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas këtyre zgjedhjeve.

Kryeministri Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë mbështetjen për KQZ-në në zhvillimin e softuerit zgjedhor dhe forcimin e infrastrukturës teknologjike të zgjedhjeve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për prioritetet ekonomike të Kosovës, investimet e planifikuara kapitale, integrimet evropiane, si dhe për tema të tjera aktuale.

Mbretëria e Bashkuar është një aleat kyç dhe kontribuues i madh në zhvillimin e vendit dhe Kosova mbetet e përkushtuar në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, transmeton BS.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

GJUHA, ATDHEU QË JETON NË FJALË: NOLI DHE KONICA NË FORMIMIN...

0
Nga: Rijetë Simitçiu Turhanoğlu Në historinë e kombit shqiptar, rruga drejt pavarësisë politike më 28 Nëntor 1912 u parapri dhe u shoqërua nga një përpjekje...