HomeKulturaFëmijët nga Çekia këndojnë Shqip në TKOB

Fëmijët nga Çekia këndojnë Shqip në TKOB

-

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit mirëpriti për herë të parë në Shqipëri “Czech Boys – Boni Pueri”, korin e djemve me famë botërore nga Republika Çeke, të cilët sollën një performancë të jashtëzakonshme me 35 zëra të pastër dhe emocionues.

Nën drejtimin e maestro Pavel Horák koncerti u shndërrua në një mbrëmje të veçantë artistike që pasuroi skenën shqiptare me një traditë të çmuar të artit koral ndërkombëtar.

Ajo që e bëri këtë mbrëmje edhe më mbresëlënëse ishte fakti se fëmijët çek performuan dhe prezantuan një pjesë të programit në gjuhën shqipe, duke krijuar një lidhje të sinqertë dhe të veçantë me publikun shqiptar.

Interpretimet në shqip, të realizuara me kujdes dhe dashamirësi, u duartrokitën gjatë nga të pranishmit. Koncerti u prit me entuziazëm dhe u vlerësua si një nga momentet më të veçanta të sezonit artistik, duke i dhuruar publikut shqiptar një përvojë të rrallë muzikore dhe kulturore, transmeton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...