HomeDiasporaBislimi diskuton për integrimin evropian të Kosovës me deputetët gjermanë

Bislimi diskuton për integrimin evropian të Kosovës me deputetët gjermanë

-

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi, ka zhvilluar takime në Bundestag me deputetët gjermanë Peter Beyer dhe Tilman Kuban, ku u fokusua në procesin e integrimit evropian të vendit, dialogun me Beogradin dhe zhvillimet ekonomike në Kosovë.

Gjatë takimit me Peter Beyer, Bislimi theksoi rritjen ekonomike dhe avancimin në indikatorët ndërkombëtarë, duke nënvizuar nevojën që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe që masat e Bashkimit Evropian ndaj vendit të hiqen sa më shpejt.

Me Tilman Kuban, ai ritheksoi rëndësinë e avancimit drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe falënderoi deputetët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe partneritetin mes vendeve.

Takimet u zhvilluan në kuadër të vizitës së zëvendëskryeministrit Bislimi në Berlin për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe institucioneve evropiane, transmeton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Buka ndahet me sy hapur

0
Nga: Prof.Dr. Xhavit LIPAJ Ka mbrëmje kur buka mezi del për dy e prapë dikush ia lë tjetrit copën më të madhe. Vite më vonë, në një...