HomeAtdheuSpiropali takohet me Grenellin në Nju Jork

Spiropali takohet me Grenellin në Nju Jork

-

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Richard Grenell, Emisarin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Misionet e Posaçme dhe Drejtorin Ekzekutiv në detyrë të “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Uashington.

Takimi, ku morën pjesë edhe presidenti Bajram Begaj dhe ministra të Jashtëm të rajonit, shërbeu për të riafirmuar aleancën e fortë strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik.

Ministrja Spiropali theksoi rëndësinë e këtij takimi, duke nënvizuar se “fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për qeverinë shqiptare teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.”

Ajo shtoi se gjatë diskutimeve u rikonfirmua “aleanca e palëkundur e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara – si objektivi ynë kryesor strategjik”.

Takimi mes Spiropalit dhe Grenell-it u zhvillua në Nju Jork gjatë një periudhe intensive të angazhimeve diplomatike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku liderët botërorë po diskutojnë çështje globale si paqja, siguria dhe zhvillimi i qëndrueshëm, transmeton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...