spot_img
HomeAktualitetiOsmani: Mërgata në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm për Kosovën

Osmani: Mërgata në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm për Kosovën

-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA ka falënderuar bashkatdhetarët në Staten Island dhe shoqatat “Ulqini”, “Dibra” e të gjitha shoqatat e tjera për pritjen e jashtëzakonshme.

“Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Staten Island dhe shoqatave ‘Ulqini’, ‘Dibra’ e të gjitha shoqatave të tjera për pritjen e jashtëzakonshme!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ajo ka theksuar se në hitorinë e Kosovës, mërgata në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm.

“Historia e Kosovës është histori e sakrificës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Në këtë histori, mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdhe”, ka theksuar Presidentja në rrjetet sociale, transmeton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ismail Qemali dhe diplomacia e pavarësisë shqiptare në nëntorin e vitit...

0
Dr. Dorian Koçi/ Nga Bukureshti në Vjenë Historia e pavarësisë shqiptare është një proces që lindi në fushat e betejës të Kryengritjet e mëdha të shqiptarëve...