HomeAktualitetiKosova prodhon edhe anije – sukses i jashtëzakonshëm – Made in Kosova,...

Kosova prodhon edhe anije – sukses i jashtëzakonshëm – Made in Kosova, gati për botën!

-

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një lajm frymëzues në rrjetet sociale, duke theksuar një arritje të veçantë të kompanisë Koshi Group nga Prizreni.

Kjo kompani po shquhet për prodhimin e anijeve moderne dhe jahteve luksoze, duke i dhënë Kosovës një dimension të ri në industrinë e ndërtimit të mjeteve ujore.

“Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra,” ka shkruar Osmani.

Ajo ka vlerësuar kompaninë si një simbol të inovacionit dhe mjeshtërisë vendore, që po e bën Kosovën krenare në skenën ndërkombëtare.

Ky sukses tregon fuqishëm se kur talenti dhe puna e palodhshme bashkohen, Kosova mund të arrijë gjëra të jashtëzakonshme – edhe në sektorë ku më parë nuk ishte e pranishme.

Sam24.info

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi 82.9 milionë euro për skemat sociale në Kosovë gjatë tetorit,...

0
Pensionistët, familjet në nevojë, fëmijët, lehonat dhe kategoritë e dala nga lufta vazhdojnë të jenë ndër përfituesit kryesorë të skemave të mirëqenies sociale në...