HomeAktualiteti“E kuqja Shqiptare” në New York

“E kuqja Shqiptare” në New York

-

/ Nga: Rafaela Prifti/

Foto: Sokol Paja

“E kuqja Shqiptare” – ekspozitë e artistëve shqiptarë u hap në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Manhattan me bashkëorganizim të Lidhjes Shqiptare Evropiane dhe Odës Ekonomike Shqiptare. Ekspozita është pjesë e ciklit kulturor në të cilin paraqiten punime të artisteve të vendeve ku hapet ekspozita artistike.

Ambasadori i Kosovës Blerim Reka përshëndeti të pranishmit, organizatorët dhe artistët si përcjellës jo vetem të vlerave artistike por edhe atyre kombëtare. Ambasadorja e Shqipërisë në OKB Suela Janina e quajti të rëndësishëm faktin që ekspozita hapej në Konsullatën e Kosovës “që është arritje për kombin” por edhe faktin që mbahet në Nju Jork, si vend mikpritës dhe dashamirës.

Për artistët kuratore: Melita Cekani dhe pjesëmarrësit Fabio Thaçi, Fadil Berisha, Ilir Berisha, Klodian Marku, Zini Veshi dhe Mariana Eksi, kryediplomatët thanë se janë përfaqësuesit më të mirë të kulturës dhe kombit tonë.

Një mbrëmje kulturore dhe atdhetare që bashkoi artistë e veprimtarë shqiptarë dhe promovoi vlerat tona kombëtare dhe trashëgiminë e shkëlqyer artistike shqiptare në New York.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

JAKUP KRASNIQI PËR TË DYTËN DITË NË SHTËPINË E TIJ NË...

0
Prishtinë – Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, është lejuar të rikthehet për të dytën...