HomeSportiJa kur do t’i mësojë kundërshtarët Kosova U18, në Botëror është edhe...

Ja kur do t’i mësojë kundërshtarët Kosova U18, në Botëror është edhe Serbia

-

Kosova është njëra prej 32 kombëtareve që do të paraqiten në Kampionatin Botëror në hendboll për të rinj (U19) që prej 6 deri më 17 gusht mbahet në Egjipt.

Kualifikimin, Kombëtarja jonë e siguroi me triumf në IHF Trophy Intercontinental.

Shorti i Botërorit do të tërhiqet në Kajro në ngjarjen që mbahet më 7 e 8 prill, ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Hendbollit të martën.

Ndeshjet do të zhvillohen në kryeqendrën e Egjiptit, Kajro dhe në vende afër kryeqytetit.

Pos Kosovës në Botëror paraqiten edhe Suedia, Danimarka, Hungaria, Egjipti, Islanda, Gjermania, Serbia, Norvegjia, Spanja, Sllovenia, Portugalia, Japonia, Tunizia, Zvicra, Brazili, Franca, Koreja e Jugut, Guinea, Çekia, Kuvajti, Maroku, Argjentina, Uruguai, Arabia Saudite, Algjeria, SHBA-ja, Bahrejni, Meksika, Ishujt Faroe, Austria.

Për herë të tretë një ekip kombëtar i Kosovës në hendboll paraqitet në Kampionat Botëror. Në Spanja 2019 ishte paraqitur Kombëtarja U21 e hendbollistëve, ndërsa në Kina 2024 u paraqit Kombëtarja U18 e hendbollisteve./K.Goca

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...