HomeAtdheuNesër në ora 15:00 varroset babai i ish-presidentit Thaçi

Nesër në ora 15:00 varroset babai i ish-presidentit Thaçi

-

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj komune, Fadil Nura.

Kjo komunë ka bërë të ditur agjendën zyrtare të ceremonisë mortore për Haxhi Thaçin.

E marta do të nisë me homazhe pranë arkivolit të të ndjerit, nga ora 09:00 deri në ora 12:00 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Tutje, nga ora 12:00 do të mbahet mbledhje komemorative, po ashtu në palestrën “Ilaz Kodra”.

Ndërkohë nga ora 15:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, në varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt.

Ndërkohë, është bërë e ditur se e pamja e familjes Thaçi do të jetë e hapur më 19 e 20 mars në palestrën e këtij qyteti, njofton rtk.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuri i Pavarësisë u ngrit mbi gjurmët e Aulonës antike

0
Nga: Prof. Dr. Luan Përzhita Dy mijë vjet histori në të njëjtin truall: nga qyteti antik i Aulonës te 28 Nëntori i vitit 1912. Vlora është...