HomeAtdheuTakim pune mes Kurtit dhe Komandantit të KFOR-it

Takim pune mes Kurtit dhe Komandantit të KFOR-it

-

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në zyrat qendrore të KFOR-it nga Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, në një drekë pune.

“Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, si dhe mbi situatën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.

“Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për marrëdhënie sa më të ngushta dhe të frytshme me KFOR-in, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim, transmeton BS

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Të ardhurat e familjeve në Zvicër pothuajse të pandryshuara, por shpenzimet...

0
Statistikat e reja të Entit Federal të Statistikave (BFS) tregojnë se një familje në Zvicër kishte mesatarisht 7209 franga të ardhura mujore gjatë vitit...