HomeAtdheuSuspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj

Suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj

-

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn. Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

Vuçetaj u suspendua me 7 vota për. Po ashtu, KPK-ja themeloi panel hetimor, pasi ndaj saj do të iniciohet procedurë disiplinore.

Ky vendim vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2025, pas kërkesave të njëpasnjëshme të saj për mbrojtje nga shteti, në luftën e saj për kujdestarinë e djalit./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

TË RINJTË NË ZVICËR KALOJNË RRETH TRI ORË NË DITË NË...

0
Studimi i ri JAMES 2026 i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW) nxjerr në pah zakonet digjitale të të rinjve në Zvicër....