HomeKulturaLansohet platforma online për promovimin e Muzeve të Kosovës

Lansohet platforma online për promovimin e Muzeve të Kosovës

-

EC Ma Ndryshe ka lansuar platformën online për Muzetë e Kosovës, duke ofruar një burim të pasur informacioni për muzetë në qytetet si Prishtina, Prizreni, Mitrovica dhe Gjakova. Platforma përmban të dhëna të detajuara mbi llojet e muzeve, artefaktet e ekspozuara, lokacionet, oraret e punës dhe informacionet e kontaktit, duke synuar qasjen më të lehtë për qytetarët dhe turistët.

Ky projekt synon të promovojë muzetë e Kosovës, të rrisë interesin e vizitorëve dhe të lehtësojë orientimin e turistëve, ndërsa njëkohësisht mbështet digjitalizimin e trashëgimisë kulturore. Platforma do të vazhdojë të përditësohet me informacione të reja për të përfshirë sa më shumë muze dhe të dhëna relevante. Ky zhvillim është pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni,” i mbështetur nga Ministria e Kulturës./ Sh.Gashi/RTKlive

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Diplomacia e padukshme për Kosovën në fokus të promovimit të librit...

0
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, sot u mbajt promovimi i librit “Kosova – Lufta...