HomeDiasporaNë Nju-Jork kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Në Nju-Jork kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

-

Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju-Jork u mbajt një diskutim me temën “Gratë, Lufta dhe Lufta për Drejtësi në Republikën e Kosovës”.

Diskutimi u organizua nga Shoqata “Ulqini”, në bashkëpunim me Konsullatën.

Ngjarjen e hapi dhe i përshëndeti të pranishmit ambasadori i Kosovës, Blerim Reka, i cili kërkoi drejtësi ndërkombëtare për Vasfije Krasniqin dhe për rreth 20,000 shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e së vërtetës dhe përgjegjësisë.

Diskutimi trajtoi krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, me theks të veçantë në krimet seksuale gjatë luftës, duke vënë në pah forcën, qëndresën dhe zërin e grave të Kosovës.

Parafolëset ishin Vasfije Krasniqi Goodman, e dërguara speciale e presidentes së Republikës së Kosovës dhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, e cila ndau dëshminë e saj të fuqishme, si dhe Vera Mjeku, me reflektime mbi rëndësinë e drejtësisë dhe angazhimit institucional./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Biden dhe “Promise Me, America”: Një memoir pa refleksion dhe pa...

0
NGA: BEQIR SINA - NEW YORK Ish-presidenti mbron trashëgiminë e tij, por kritikat e rënda dhe heshtja ndaj aleatëve të vjetër në Ballkan flasin më shumë...