HomeFoto LajmKy është shteti më i sigurt në botë

Ky është shteti më i sigurt në botë

-

Islanda nuk njihet vetëm për natyrën e saj mbresëlënëse me akullnaja, ujëra termale dhe aurora boreale, por edhe për cilësinë e jetës që u ofron qytetarëve të saj. Së fundmi, vendi është shpallur si më i sigurti në botë dhe renditet i treti në listën e kombeve më të lumtura, duke e kthyer në një prej destinacioneve më të dëshiruar për të jetuar në Europë.

Një nga faktorët që e bën edhe më tërheqëse është fuqia e tij ekonomike. Paga mesatare në Islandë arrin rreth 4.500 euro, shoqëruar me një ekonomi të qëndrueshme dhe një sistem shëndetësor cilësor. Këto elementë sigurojnë një nivel të lartë mirëqenieje për qytetarët, shkruan A2 CNN.

Edhe në renditjet globale për vendet më tërheqëse për emigracion, Europa dominoi me emra si Zvicra, Luksemburgu, Norvegjia, Irlanda, Danimarka dhe Holanda. SHBA u pozicionua në vendin e shtatë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ra deri në vendin e 19. Ndërkohë, një tjetër klasifikim mbi lumturinë konfirmoi edhe një herë epërsinë nordike: Finlanda u shpall vendi më i lumtur për të tetin vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda. Në kontrast, SHBA zbriti në vendin e 24, Britania e Madhe në të 23-in, ndërsa fundi i listës i përket Afganistanit, Sierra Leones, Libanit, Malavit dhe Zimbabves, transmeton gtema.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Të ardhurat e familjeve në Zvicër pothuajse të pandryshuara, por shpenzimet...

0
Statistikat e reja të Entit Federal të Statistikave (BFS) tregojnë se një familje në Zvicër kishte mesatarisht 7209 franga të ardhura mujore gjatë vitit...