HomeAtdheuKurti në Gjermani, flet për mundësinë e investimeve në Kosovë

Kurti në Gjermani, flet për mundësinë e investimeve në Kosovë

-

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, u takua me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack, në Hannover, ku po merr pjesë në panairin “Hannover Messe 2025”.

Bëhet e ditur se temë kryesore e bisedës mes tyre ishte mundësia e investimeve në Kosovë, gjersa kryeministri e njoftoi atë mbi reformat e suksesshme dhe arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati.

“Gjithashtu, u diskutua mundësia e bashkëpunimit në fushën e kërkimit, hulumtimit dhe zhvillimit në sektorët e automatizimit dhe teknologjisë industriale. Kryeministri theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativat e kompanive gjermane në themelimin e qendrave të inovacionit dhe trajnimit profesional në vend, në bashkëpunim me universitetet”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Gjithashtu bëhet e ditur se Kurti e ftoi atë që ta vizitojë Kosovën për të njohur më gjerësisht potencialin për investime që ofron ajo, njofton rtk.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Qeveria e Kosovës nderon Kongresin e Manastirit: Alfabeti shqip, themeli i...

0
118 vjet nga Kongresi historik që bashkoi shqiptarët rreth një alfabeti të përbashkët Qeveria e Republikës së Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit,...