HomeDiasporaKonsullata e Kosovës në Cyrih ndërton ura bashkëpunimi me qytetin e Dietikon-it

Konsullata e Kosovës në Cyrih ndërton ura bashkëpunimi me qytetin e Dietikon-it

-

Konsulli i Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, takim të frytshëm me Kryetarin e qytetit të Dietikon-it, z. Roger Bachmann

Dietikon, 24 qershor 2025 – Në kuadër të angazhimeve për forcimin e marrëdhënieve me institucionet lokale zvicerane, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetarin e qytetit të Dietikon-it, z. Roger Bachmann.

Gjatë këtij takimi u diskutua për përfshirjen aktive të mërgatës shqiptare në jetën shoqërore dhe institucionale të qytetit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Konsulli Berisha falënderoi z. Bachmann për mikpritjen dhe gatishmërinë për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet qytetit të Dietikon-it dhe Konsullatës së Kosovës në Cyrih, duke përcjellë gjithashtu edhe përshëndetjet dhe mirënjohjen e mërgatës sonë që jeton në këtë pjesë të Zvicrës.

SAM24.info

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KOSOVA DHE SHQIPËRIA NË TË NJËJTËN VAZO PËR EURO 2028, RRUGËTIMI...

0
Dardanët dhe kuqezinjtë nuk mund të përballen mes vete në fazën e grupeve – shorti hidhet më 6 dhjetor në Belfast Kosova dhe Shqipëria do...