HomeDiasporaKiçmari: Kosova shpreh mbështetje të palëkundur për Ukrainën

Kiçmari: Kosova shpreh mbështetje të palëkundur për Ukrainën

-

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka deklaruar se Republika e Kosovës shpreh mbështetjen e saj të plotë dhe të palëkundur për Ukrainën në përballjen me agresionin rus.

“Me kënaqësi të veçantë kam udhëhequr delegacionin e Republikës së Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të Ukrainës kundër Minave (UMAC 2025), e cila po zhvillohet në Tokio. Jam shoqëruar edhe nga atasheu ynë i mbrojtjes, koloneli Beton Retkoceri,” ka shkruar diplomati kosovar në ‘Facebook’.

Në këtë konferencë dyditore po marrin pjesë 57 përfaqësues shtetesh – ministra, zëvendësministra dhe ambasadorë – si dhe 16 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të cilët po diskutojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e veprimit kundër minave dhe ndihmës humanitare, me qëllim të forcimit të paqes dhe sigurisë globale.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

LIDHJA E BIZNESEVE TË KOSOVËS – URË E RE E BASHKËPUNIMIT...

0
Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK), me një delegacion prej 30 përfaqësuesish të bizneseve dhe institucioneve të Kosovës, siç mëson HALF24.ch po merr pjesë...