HomeAtdheuKëshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

-

Një delegacion 6-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre (Turqi, SOC), do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Asamblenë e Kosovës.

Delegacioni do të takojë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike (duke përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor.

“Një ekspert i Komisionit të Venecias – grupi i Këshillit të Evropës i ekspertëve ligjorë të pavarur – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.Një konferencë për shtyp është e planifikuar të hënën, më 29 dhjetor, në orën 14:00”, thuhet në njoftim, transmeton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

GODITJE PËR BARCELONËN, ANDREAS CHRISTENSEN NË DYSHIM PËR NDESHJEN NDAJ VILLARREALIT

0
Problemet fizike të mbrojtësit danez rikthejnë shqetësimet në repartin defensiv të katalanasve, ndërsa Hansi Flick përballet me mungesa të vazhdueshme në mbrojtje. Barcelona ka marrë...