HomeDiasporaIsa Maliqi u bën thirrje bashkëkombasve: Dilni dhe votoni sot

Isa Maliqi u bën thirrje bashkëkombasve: Dilni dhe votoni sot

-

Atdhetari dhe veprimtari i njohur Isa Maliqi, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër, u është drejtuar sot të gjithë bashkëkombasve në Kosovë me një thirrje të qartë qytetare: të dalin masovikisht për të ushtruar të drejtën e votës.

Maliqi bëri të ditur se votën e tij e ka dhënë dhe sot pret që qytetarët në Kosovë të tregojnë të njëjtën përgjegjësi ndaj së ardhmes së vendit. Sipas tij, pjesëmarrja në zgjedhje është një akt i fuqishëm demokratik dhe një detyrim moral ndaj brezave që vijnë. Duke cituar Abraham Lincolnin, ai thekson rëndësinë e votës si mjet ndryshimi:
“Vota është ma e fuqishme se plumbi! Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund të vrasësh të ardhmen e fëmijëve të tu…!”, transmeton half24.ch

Mesazhi i tij është i drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok: demokracia funksionon vetëm kur qytetarët marrin pjesë. “Dil e voto, mos u anko”, është apeli që Maliqi ua përcjell të gjithë qytetarëve të Kosovës në këtë ditë vendimtare, transmeton half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Britania dhe BE-ja drejt marrëveshjes për lëvizjen e të rinjve: 100...

0
Të rinjtë europianë mund të udhëtojnë, punojnë dhe studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa të rinjtë britanikë do të kenë mundësi të ngjashme në...