HomeSportiErblin Osmani: Gjithmonë kam dashur Kosovën, krenar që do të luaj për...

Erblin Osmani: Gjithmonë kam dashur Kosovën, krenar që do të luaj për të

-

Mesfushori Erblin Osmani ishte një nga risitë e trajnerit të Kosovës, Franco Foda. Talenti i Bayern, në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka pohuar se ka dashur gjithmonë të përfaqësoj “Dardanët”.

“Kam dashur që gjithmonë të luaj për Kosovën. Jam shumë krenar që tani mund të luaj për të, që e kam shansin për këtë shtet. Inshallah arrijmë shumë lart me Kosovën. Skuadra ka shumë potencial për të arritur shumë.

Falënderoj trajnerin Franco Foda, presidentin Agim Ademi dhe tërë stafin që më kanë dërguar ftesë dhe që më kanë pritur kaq mirë. Falënderoj edhe Bayern Munich që më ka çuar deri në këtë pikë”, – theksoi mes të tjerash futbollisti 17-vjeçar.

Debutimi i Osmanit me fanellën e “Dardanëve” pritet me shumë interes, pasi ai është shumë i ri në moshë dhe konsiderohet një talent i madh. Jo më kot është pjesë e klubit të madh gjerman, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Infantino përballet me dy rivalë në garën për kreun e FIFA-s,...

0
Gianni Infantino synon një mandat të ri në krye të futbollit botëror, por këtë herë do të ketë përballë dy kandidatë: francezin Philippe Diallo...