HomeSportiAtalanta përshëndet kapitenin kuqezi

Atalanta përshëndet kapitenin kuqezi

-

“Faleminderit nga zemra Djimmi”. Kështu, me shkurtimin e mbiemrit të tij, Atalanta ka zyrtarizuar në faqen e vet shitjen e Berat Gjimshitit tek arabët e Al-Diriyah Football Club. Gjashtë ditë më parë, me një postim në Instagram, kapiteni i Shqipërisë përshëndeste klubin, tifozët dhe qytetin.

“Mbrojtësi 33-vjeçar shqiptar mbyll një cikël emocionues në Bergamo, pasi ka veshur 334 fanellën zikaltër dhe ka shënuar 10 gola. Numra që kanë kontribuuar në mënyrë të konsiderueshme në historinë e klubit, që arriti kulmin me fitimin e trofeut të parë historik ndërkombëtar, UEFA Europa League më 22 maj, ku Gjjmshiti mbante shiritin e kapitenit.

Familja Percassi, ajo Pagliuca dhe i gjithë klubi zikaltër e  falënderojnë Beratin, jo vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për impnjimin, dedikimin dhe lidhje me fanellën. I urojmë më të mirat në këtë eksperiencë të re profesionale”, – shkruhet në njoftimin e klubit bergamask.

Berat Gjimshiti u shit për 3 milionë euro nga Atalanta. Tifozët e saj e nderuan kapitenin e Shqipërisë me një banderolë të veçantë në ndeshjen e fundit, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Diplomacia e padukshme për Kosovën në fokus të promovimit të librit...

0
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, sot u mbajt promovimi i librit “Kosova – Lufta...