HomeDiasporaAnsambli “TROJET” shkëlqen në mbrëmjen festive dhe fton bashkatdhetarët në koncertin e...

Ansambli “TROJET” shkëlqen në mbrëmjen festive dhe fton bashkatdhetarët në koncertin e tyre

-

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Ndërsa dita e koncertit madhor të 29 Nëntorit në Winterthur po afrohet, Ansambli “TROJET” vazhdon të jetë aktiv dhe i pandalshëm në skenat shqiptare të Zvicrës. half24.ch ka mësuar se ansambli nga Winterthuri ishte pjesë e një mbrëmjeje festive të organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në mërgim, me rastin e Ditës së Alfabetit dhe Ditës së Flamurit.

Atmosfera e krijuar ishte e paharrueshme: e mbushur me emocion, traditë dhe krenari kombëtare. Valltarët e ansamblit “TROJET” sollën para publikut valle dhe këngë të përgatitura me shumë përkushtim, duke reflektuar vlerat dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Performanca u prit me duartrokitje të ngrohta dhe mbështetje të madhe nga të pranishmit, çka dëshmon edhe njëherë respektin dhe vlerësimin që publiku ka për punën e tyre artistike.

Ansambli “TROJET” shpreh mirënjohjen e thellë ndaj organizatorëve të mbrëmjes për ftesën dhe mikpritjen, si dhe ndaj prindërve dhe anëtarëve të ansamblit për përkushtimin e tyre të pandërprerë.

Në të njëjtën kohë, ansambli fton të gjithë adhuruesit e kulturës dhe artit shqiptar të marrin pjesë në koncertin madhor të 29 Nëntorit, që do të mbahet në Zentrum Töss në Winterthur. Premtohet një mbrëmje e mbushur me atmosferë festive, emocione dhe program të pasur artistik. Mirupafshim më 29 Nëntor!

Loading posts…
Previous article
Next article

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KOSOVA DHE SHQIPËRIA NË TË NJËJTËN VAZO PËR EURO 2028, RRUGËTIMI...

0
Dardanët dhe kuqezinjtë nuk mund të përballen mes vete në fazën e grupeve – shorti hidhet më 6 dhjetor në Belfast Kosova dhe Shqipëria do...