HomeFoto LajmSot, Dita e Përkujtimit të Holokaustit dhe 80 vjet nga çlirimi i...

Sot, Dita e Përkujtimit të Holokaustit dhe 80 vjet nga çlirimi i Aushvicit

-

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit mbahet më 27 janar për të përkujtuar ditën kur trupat sovjetike çliruan Aushvicin, një kamp gjerman përqendrimi që ishte vendi i krimit më të madh masiv në histori, tetë dekada më parë në 1945.

Të paktën 1.1 milion njerëz mendohet se janë vrarë në Aushvic gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth 90 për qind e të cilëve ishin hebrenj.

Më 1 nëntor 2005, Kombet e Bashkuara miratuan Rezolutën 60/7, e cila vendosi që 27 janari të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit. Vendimi u mor më pas me rastin e gjashtë dekadave që nga çlirimi i Aushvicit. Ishte iniciativë e Silvan Shalomit, ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme të Izraelit, kryetar i delegacionit të atij vendi në OKB. Rezoluta 60/7 e vitit 2005 ftoi anëtarët e OUN që të respektojnë viktimat e Holokaustit. Rezoluta bën thirrje që të mos lejohet asnjë mohim i tragjedisë së Holokaustit, si dhe përhapja e urrejtjes në përgjithësi, qoftë me motive fetare apo etnike. Gjithashtu u kërkua të ruhen hapësirat e kujtesës, monumentet, vendet e vuajtjeve, vendet e ekzekutimit, si dhe edukimi i institucionalizuar e sistematik mbi temën e Holokaustit, njofton euronewsal.

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Të ardhurat e familjeve në Zvicër pothuajse të pandryshuara, por shpenzimet...

0
Statistikat e reja të Entit Federal të Statistikave (BFS) tregojnë se një familje në Zvicër kishte mesatarisht 7209 franga të ardhura mujore gjatë vitit...