HomeEKSKLUZIVEGates: IA më e rrezikshme nga sa mendojmë

Gates: IA më e rrezikshme nga sa mendojmë

-

Inteligjenca artificiale përbën një kërcënim serioz për punët dhe jetën e njerëzve dhe adresimi i rreziqeve të saj duhet të jetë prioriteti kryesor në mbarë botën, deklaroi biznesmeni dhe filantropisti i njohur amerikan, Bill Gates, i cili është edhe një nga pionierët e revolucionit kompjuterik.

“Në vitin 1933, gjatë Depresionit të Madh, papunësia në Shtetet e Bashkuara arriti në 25%. IA mund të mos i arrijë ato nivele, por ndikimi i saj nuk do të shterojë në një cikël ekonomik”, theksoi ai.

Në një intervistë me ”New York Times”, Gates denoncon industrinë e teknologjisë si nënvlerësuese të kërcënimeve të IA-së sepse miliarda dollarë janë në lojë. “Privatisht, ata që e kuptojnë se sa shumë po përmirësohet kjo teknologji janë shumë të shqetësuar”, thotë Gates, duke theksuar se pak në industrinë e teknologjisë janë të gatshëm ta pranojnë këtë publikisht.

“Tani po i thonë njëri-tjetrit ‘mos e thuaj se na dëmton dhe po përpiqemi të mbledhim miliarda dollarë”, shtoi ai, transmeton abcnewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

JEHONA E LIRISË SË KOSOVËS NË ZEMËR TË MILANOS – PROMOVOHET...

0
Përgatiti: Dashnim HEBIBI Milano, 19 nëntor 2026- Jehona e lirisë së Kosovës u dëgjua në zemër të Milanos. Libri me titull “La mia eco per...