HomeSportiSuperkupa e Euroligës zhvillohet në Abu Dabi, marrin pjesë katër ekipe

Superkupa e Euroligës zhvillohet në Abu Dabi, marrin pjesë katër ekipe

-

Superkupa e parë në historinë e Euroligës do të zhvillohet më 18 dhe 19 shtator në Abu Dabi, është bërë e ditur zyrtarisht nga ky kjo garë. Në turne do të marrin pjesë katër ekipe: Dubai, Olympiacos, Fenerbahçe dhe Real Madrid. 

Euroliga po e organizon këtë Superkupë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës së Abu Dabit.

Në emër të Ministrisë, Salem Mohamed al Geziri tha se edicioni i parë i Superkupës së Euroligës paraqet një tjetër hap të rëndësishëm në partneritetin afatgjatë mes Abu Dabit dhe Euroligës. Sipas tij, organizimi i turneut synon zhvillimin e basketbollit dhe krijimin e një përvoje të nivelit të lartë për tifozët.

Ai theksoi gjithashtu se ardhja e katër klubeve elitare në Abu Dabi për hapjen e sezonit të ri e forcon pozitën e Emirateve si destinacion ndërkombëtar për ngjarje të mëdha sportive.

Sipas tij, ngjarje të tilla mund të sjellin përfitime afatgjata për turizmin, bizneset lokale dhe komunitetin, si dhe të frymëzojnë gjeneratat e reja të basketbollistëve./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ferit Hoxha: Shqipja është ADN-ja e identitetit tonë, duhet ta ruajmë...

0
Në vigjilje të Ditës së Alfabetit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Forumin Rinor Mbarëkombëtar, ku 160 të...