HomeEKSKLUZIVEHAPEN PIKAT E VOTIMIT NË DIASPORË, MPJD FTON QYTETARËT TË USHTROJNË TË...

HAPEN PIKAT E VOTIMIT NË DIASPORË, MPJD FTON QYTETARËT TË USHTROJNË TË DREJTËN E VOTËS

-

Prishtinë – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se sot, duke filluar nga ora 07:00, janë hapur të gjitha pikat e votimit në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës për qytetarët e regjistruar për votim jashtë vendit.

Përmes një njoftimi zyrtar, MPJD ka ftuar të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që janë regjistruar për të votuar në diasporë, të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

“Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është një kontribut i rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë”, thuhet në thirrjen e Ministrisë drejtuar bashkatdhetarëve.

MPJD theksoi se, në koordinim të ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës.

Institucioni ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës, duke vlerësuar rolin e saj të rëndësishëm në zhvillimin demokratik dhe shtetëror të Republikës së Kosovës.

Procesi i votimit në diasporë konsiderohet një element i rëndësishëm i pjesëmarrjes qytetare, duke u mundësuar qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes demokratike në Kosovë, transmeton half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KOSOVA DHE SHQIPËRIA NË TË NJËJTËN VAZO PËR EURO 2028, RRUGËTIMI...

0
Dardanët dhe kuqezinjtë nuk mund të përballen mes vete në fazën e grupeve – shorti hidhet më 6 dhjetor në Belfast Kosova dhe Shqipëria do...