HomeAtdheuKurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë...

Kurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i ekzekutivit theksoi rëndësinë e harmonisë mes njerëzve dhe bëri thirrje për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.

“Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste.

Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh dhe të na frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Sot dhe gjithmonë, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë.Gëzuar!”, shkroi Kurti./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Biden dhe “Promise Me, America”: Një memoir pa refleksion dhe pa...

0
NGA: BEQIR SINA - NEW YORK Ish-presidenti mbron trashëgiminë e tij, por kritikat e rënda dhe heshtja ndaj aleatëve të vjetër në Ballkan flasin më shumë...