HomeAtdheuAli Ahmeti nderon dëshmorët në Deçan

Ali Ahmeti nderon dëshmorët në Deçan

-

“Sot, së bashku me bashkëpunëtorë dhe bashkëveprimtarë, bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve në fshatin Prilep të Deçanit, një vend që mbart kujtesë, sakrificë dhe dinjitet kombëtar.

Pikërisht këtu prehet edhe Shpend Mazrekaj, ushtarak shqiptar nga Prilepi i Deçanit, dëshmor i luftës në Maqedoni. Ai mbetet dëshmori i parë i rënë nga viset shqiptare jashtë Maqedonisë, duke simbolizuar unitetin e idealit tonë kombëtar për liri dhe barazi. Nderimi për dëshmorët nuk është vetëm kujtesë për të kaluarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen. Sakrifica e tyre na obligon të vazhdojmë rrugën me përkushtim, duke ruajtur vlerat për të cilat ata dhanë gjithçka” ka shkruar Ali Ahmeti, transmeton opentv.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Diplomacia e padukshme për Kosovën në fokus të promovimit të librit...

0
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, sot u mbajt promovimi i librit “Kosova – Lufta...