HomeDiasporaBatalioni Komando në stërvitjen “KFOR ‘36” në Gjermani

Batalioni Komando në stërvitjen “KFOR ‘36” në Gjermani

-

Efektivët e Batalionit Komando po marrin pjesë në stërvitjen paradislokuese “KFOR ‘36” në Hohenfels të Gjermanisë, në kuadër të përgatitjeve për misionin në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vlerësoi profesionalizmin, disiplinën dhe gatishmërinë e trupave shqiptare, duke theksuar angazhimin e Forcave të Armatosura në përmbushje të detyrimeve në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Mirëmëngjes nga Hohenfels, Gjermani, ku efektivët e Batalionit Komando janë në terren, në stërvitjen paradislokuese KFOR ‘36. Profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri aty ku kërkohet më shumë. Jemi NATO — në personel, në përgatitje, në mbrojtje të sigurisë kolektive”, u shpreh ministri.

Stërvitja paradislokuese synon rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përgatitjes operacionale të trupave përpara angazhimit në misionin e KFOR, duke garantuar standarde të larta operacionale në përputhje me kërkesat e NATO.

Pjesëmarrja e efektivëve shqiptarë në këtë stërvitje konfirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe kontributin aktiv në operacionet ndërkombëtare të Aleancës./KJ

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Infantino përballet me dy rivalë në garën për kreun e FIFA-s,...

0
Gianni Infantino synon një mandat të ri në krye të futbollit botëror, por këtë herë do të ketë përballë dy kandidatë: francezin Philippe Diallo...