HomeAtdheuJashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

-

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim zyrtar Znj. Carol Whitmore, Shefe e Përgjithshme e Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të SHBA-ve, dhe Z. Ryan Galluci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës në Washington.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, veçanërisht me Gardën Kombëtare të Ajova-s, si dhe për mbështetjen amerikane në ndërtimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së, duke përfshirë ndërveprueshmërinë me partnerët strategjikë.


Gjeneral Jashari vlerësoi gjithashtu roli i rëndësishëm i organizatës VFW në mbështetje të pjesëtarëve të forcave të armatosura amerikane dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe respektin që ofrohet ndaj veteranëve që kanë shërbyer në konflikte të ndryshme, përfshirë Kosovën. Në përfundim, të dyja palët ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe riafirmuan gatishmërinë e VFW-së për të mbështetur FSK-në në këtë fushë, transmeton BS.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Edi Rama merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të...

0
Kryeministri shqiptar i ftuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz në një tryezë të rëndësishme për sigurinë, paqen dhe stabilitetin evropian Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,...