HomeAtdheuAlbin Kurti vizitë në Manastir për nder të Ditës së Alfabetit Shqip

Albin Kurti vizitë në Manastir për nder të Ditës së Alfabetit Shqip

-

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Manastirin për nder të Ditës së Alfabetit Shqip, i shoqëruar nga kryeparlamentari Afrim Gashi dhe krerët e VLEN-it.

Për këtë ka shkruar Izet Mexhiti, kryetari i Komunës së Çairit. “Në këtë ditë të shënuar për shqiptarët, së bashku me gjithë liderët e VLEN-it, pritëm në drekë kryeministrin në detyrë, Kosovës, Albin Kurti. Biseduam drejtpërdrejt për zhvillimet politike, dhe për mënyrat konkrete se si bashkëpunimi mes dy vendeve tona mund të thellohet në fusha që prekin qytetarët çdo ditë”, ka shkruar Mexhiti.

Tutje ai ka thënë se “këtë takim e mbajtëm pak para manifestimit qendror në Manastir për Ditën e Alfabetit, një ditë që na rikujton vendimin historik të rilindasve tanë për të njësuar gjuhën dhe për t’i dhënë popullit tonë një mjet të përbashkët zhvillimi”.

“Këto dy momente u lidhën natyrshëm, një takim pune me fokus te politika dhe bashkëpunimi, i ndjekur nga një ngjarje që simbolizon identitet, qëndrueshmëri dhe drejtim të qartë kombëtar. Sot, ndërsa nderonim alfabetin shqip, u ndje edhe më shumë rëndësia e bashkërendimit mes nesh, në ide, në vizion dhe në veprim”, ka shkruar ndër të tjera ai, transmeton Bsot.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KOSOVA DHE SHQIPËRIA NË TË NJËJTËN VAZO PËR EURO 2028, RRUGËTIMI...

0
Dardanët dhe kuqezinjtë nuk mund të përballen mes vete në fazën e grupeve – shorti hidhet më 6 dhjetor në Belfast Kosova dhe Shqipëria do...