HomeAktualitetiDonika Gërvalla në Nju Jork për Javën e Nivelit të Lartë të...

Donika Gërvalla në Nju Jork për Javën e Nivelit të Lartë të OKB-së

-

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njofton MPJD.

Sipas njoftimit gjatë kësaj jave, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ku do të adresohen sfidat më të rëndësishme të rendit global, nga siguria e çështjet rajonale e deri te zhvillimi ekonomik dhe forcimi i bashkëpunimit mes shtetesh.

Gërvalla do të jetë pjesë aktive e tryezave shumëpalëshe rreth politikave globale të sigurisë, dinamikave gjeopolitike dhe sfidat në vitet në vijim.

“Në vazhdimësi, Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe të ardhmes së rendit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim, transmeton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KOSOVA DHE SHQIPËRIA NË TË NJËJTËN VAZO PËR EURO 2028, RRUGËTIMI...

0
Dardanët dhe kuqezinjtë nuk mund të përballen mes vete në fazën e grupeve – shorti hidhet më 6 dhjetor në Belfast Kosova dhe Shqipëria do...