HomeAtdheuNë Konferencën e Ambasadorëve diskutohet çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Në Konferencën e Ambasadorëve diskutohet çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

-

Në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve, një vend të veçantë në agjendë ka zënë çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Tema është trajtuar në një panel të posaçëm, ku morën pjesë përfaqësues nga Lugina: Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Enkel Rexhepi. Gjatë diskutimeve, u theksua se komuniteti shqiptar në këtë rajon përballet me sfida të shumta dhe diskriminim sistematik, që prekin fusha të ndryshme të jetës së tyre. Folësit kërkuan nga institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të ndërmarrin hapa konkretë dhe veprime të koordinuara për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, mbrojtjen e identitetit të tyre kombëtar dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Panelistët apeluan që çështja e Luginës së Preshevës të mbetet pjesë e vazhdueshme e agjendës diplomatike të Kosovës dhe të trajtohet si prioritet strategjik në komunikimin me faktorët ndërkombëtarë. SAM24.info D.H
Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

RAMA NË BERLIN, PJESË E TAKIMIT TË NIVELIT TË LARTË TË...

0
Berlin, 19 nëntor 2026 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet këtë të mërkurë në Berlin, ku do të marrë pjesë në takimin e...