spot_img
HomeAtdheuOVL e UÇK-së reagojnë pas largimit të flamurit të UÇK-së

OVL e UÇK-së reagojnë pas largimit të flamurit të UÇK-së

-

Përmes një postimi  në rrjetet sociale, OVL e UÇK-së e ka quajtur këtë veprim një “therje në shpirt” për çdo familje dëshmori, luftëtar dhe qytetar që respekton sakrificën për liri.

“Na dhemb zemra, oj nanë Shqipni,” thuhet në fillim të reagimit, ku theksohet se flamuri i UÇK-së nuk është thjesht një simbol, por përfaqëson gjakun e dëshmorëve dhe amanetin e tyre për liri. “Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë,” theksohet në reagim.

Organizata u ka bërë thirrje institucioneve dhe shoqërisë që të tregojnë ndjeshmëri dhe kujdes, duke nënvizuar se çështja e flamurit të UÇK-së nuk është çështje politike, por e kujtesës historike dhe kombëtare.

“Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë,” përfundon reagimi i organizatës, njofton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

RAMA NË BERLIN, PJESË E TAKIMIT TË NIVELIT TË LARTË TË...

0
Berlin, 19 nëntor 2026 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet këtë të mërkurë në Berlin, ku do të marrë pjesë në takimin e...