HomeAtdheuBritania e Madhe mbështet angazhimin e Shqipërisë për zgjedhje transparente dhe të...

Britania e Madhe mbështet angazhimin e Shqipërisë për zgjedhje transparente dhe të sigurta

-

Ambasada britanike në Shqipëri njoftoi sot se, ftoi Kryeprokurorin e Posaçëm, Altin Dumani, Prokurorin e Përgjithshëm, Olsjan Ҫela dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore, e publikuar në vitin 2025.

Sesioni i informimit trajtoi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve në hetimin e shkeljeve zgjedhore, duke marrë parasysh mjedisin aktual të operimit, si dhe strategjinë për të minimizuar rreziqet e mundshme në procesin e ardhshëm zgjedhor, thekson Ambasada britanike.

Ambasada nënvizon se, marrëveshja e re mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar si një hap i rëndësishëm për të siguruar qartësi në rolin dhe përgjegjësitë e secilit institucion.

Ambasada britanike mbështet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të ndershme dhe të sigurta, njofton oranews.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KOSOVA DHE SHQIPËRIA NË TË NJËJTËN VAZO PËR EURO 2028, RRUGËTIMI...

0
Dardanët dhe kuqezinjtë nuk mund të përballen mes vete në fazën e grupeve – shorti hidhet më 6 dhjetor në Belfast Kosova dhe Shqipëria do...