spot_img
HomeAtdheuVazhdon seanca në përpjekjen e 14-të për konstituimin e Kuvendit

Vazhdon seanca në përpjekjen e 14-të për konstituimin e Kuvendit

-

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjë përpjekjen e 14 për t’u konstituar.

Ndryshe nën drejtimin e deputetit Avni Dehari, të premten seanca serish nuk pati kuorum në procedurën e votimit për përbërjen e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.

Kryesuesi Dehari ftoi subjektet politike parlamentare PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma që të propozojnë nga një anëtar në komision.

Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës.

Pasi konstatoi se për kanë votuar 56 deputetë, një kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim, kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe paralajmëroi vazhdimin e saj të dielën, më 11 maj, në orën 10:00, njofton rtk.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“ZAKONIKU” I DUSHANIT – GURTHEMEL I MASHTRIMEVE TË HISTORIOGRAFISË SERBE!

0
Nga Jusuf BUXHOVI -Politika hegjemoniste serbe e Beogradit vazhdon të operojë me nocionin “tokat serbe”, duke iu referuar të ashtuquajturit "shtet mesjetar serb i Dushanit",...