HomeKulturaElenita Roshi merr drejtimin e Muzeut Historik Kombëtar

Elenita Roshi merr drejtimin e Muzeut Historik Kombëtar

-

Elenita Roshi do të drejtojë Muzeun Historik Kombëtar. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

“Elenita Roshi do të drejtojë Muzeun Historik Kombëtar. Ajo sjell mbi 20 vite përvojë në menaxhimin e trashëgimisë kulturore, turizmit të trashëgimisë, dhe zhvillimit ekonomiko-shoqëror. Elenita ka punuar gjerësisht me organizata ndërkombëtare, në projekte që fokusohen në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, sidomos në Butrint dhe Gjirokastër. Bazat e saj akademike, përfshirë një doktoraturë në marketingun e trashëgimisë kulturore dhe një bursë Humphrey/Fulbright në Universitetin Cornell të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, plotësojnë përvojën e saj praktike.

Si pedagoge e jashtme në Universitetin Politeknik të Tiranës, Elenita kontribuon gjithashtu në ndërtimin e ekspertizës së ardhshme në menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe historike. Pasioni i saj për ta bërë trashëgiminë tonë tërheqëse dhe edukative, si për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët, do t’i shërbejë procesit të rëndësishëm të rindërtimit të Muzeut Historik Kombëtar, dhe të shndërrimit të tij në një hapësirë për edukim, frymëzim dhe dialog”, thuhet në postimin e ministrit Gonxhja.

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë do të jetë i mbyllur për një periudhë 4-vjeçare, nga 15 marsi 2024 deri më datë 15 mars 2028. Mbyllja e tij është bërë në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar”, njofton rtsh.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbrëmje e hidhur për Shaqirin dhe Baselin, Luzerni triumfon në “shtëpinë”...

0
Baseli zhgënjen tifozët e vet dhe pëson humbje 0:2. Kapiteni Xherdan Shaqiri luajti vetëm 45 minuta, ndërsa Luzerni arkëtoi tri pikë të rëndësishme. Baseli dhe...