HomeDiasporaShqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët dixhitale

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët dixhitale

-

Shqipëria dhe Belgjika kanë vënë në funksion platformën e përbashkët dixhitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm.

Agjencia për Media dhe Informim ka bërë me dije se ky sistem i përbashkët elektronik mes dy vendeve, përfaqëson një nivel të ri të bashkëpunimit dypalësh institucional, duke e pozicionuar Shqipërinë ndër vendet e para në Europë që zbaton një sistem të integruar elektronik për trajtimin dhe koordinimin e proceseve të rikthimeve.

Sistemi i përbashkët elektronik është një sistem për menaxhimin e rasteve të emigrantëve që kanë lëvizur në mënyrë të paligjshme; platform digjitale; shkëmbim I strukturuar I të dhënave mes autoriteteve; përpunim i rasteve në kohë reale.

Procedura më të shpejta, ulja e barrës administrative, koordinimi më i mirë institucional; transparencë më e lartë dhe procese të standartizuara, janë disa prej përfitimeve kryesore nga ky sistem i përbashkët elektronik mes Shqipërisë dhe Belgjikës, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dashnim Hebibi në vëmendjen e mediave italiane pas suksesit ndërkombëtar: Poezia...

0
Pas vlerësimit të arritur në Itali, poezia e Dashnim Hebibit po shënon një tjetër sukses ndërkombëtar. Krijimet e tij letrare kanë gjetur jehonë në...