HomeDiasporaShefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih takon Konsullen e Nderit...

Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih takon Konsullen e Nderit të Monakos

-

Cyrih, 07 maj 2026 – Në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me Hélène Faggionato Knight, Konsulle e Nderit e Principatës së Monakos në Cyrih.

Siç mëson half24.ch, takimi u zhvillua në frymë të ngrohtë dhe konstruktive, duke riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet misioneve diplomatike dhe konsullore në Zvicër.

Gjatë bisedës u theksua rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të komuniteteve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta evropiane, si dialogu, mirëkuptimi dhe partneriteti.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, z. Berisha i dhuroi znj. Knight një libër kushtuar Nënë Terezës, simbol i paqes, humanizmit dhe vlerave universale, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm respekti dhe afërsie ndërmjet popujve.

Takimi vlerësohet si një hap i rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve institucionale dhe diplomatike në Cyrih, duke dëshmuar përkushtimin e ndërsjellë për bashkëpunim dhe mirëkuptim reciprok, transmeton half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ANTOLOGJIA MAROKENE HAP DYERT PËR POEZINË E DASHNIM HEBIBIT – KUR...

0
Përgatiti: Besnik H. Luma Nga Zvicra drejt Marokut dhe kontinenteve të tjera, krijimtaria e PhD. Dashnim Hebibit po bëhet pjesë e një udhëtimi letrar ndërkombëtar....