HomeAtdheuSa vota morën kandidatët për kryeministër në Kosovë

Sa vota morën kandidatët për kryeministër në Kosovë

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka publikuar sot numrin e votave që kanë fituar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, pas numërimit të 90.41% të votave në vendvotime.

Sipas këtyre rezultateve, kandidatët për pozitën e kryeministrit renditen kështu në listën e KQZ-së deri tani: Kryetari i LVV-së, Albin Kurti me 259 mijë e 532 vota, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza me 150 mijë e 294 vota, kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku me 109 mijë 202 vota dhe kandidati për kryeministër nga AAK koalicioni me Nisam Socialdemokrate, Ramush Haradinaj me 37 mijë e 752 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar sot në orën 11:27 ka përditësuar rezultatet preliminare të partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit nga numërimi i të gjitha vendvotimeve sa ishin 2533 në tërë komunat.

Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342 mijë e 254 ose 40.80 %, PDK ka marrë 184 mijë e 936 ose 22.05 %, pasuar nga LDK-ja e cila ka marrë 147 mijë e 928 ose 17.64 % dhe koalicioni AAK, Nisma Socialdemokrate, ka marrë 62 mijë 588 ose 7.46 %, njofton euronewsal.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Britania dhe BE-ja drejt marrëveshjes për lëvizjen e të rinjve: 100...

0
Të rinjtë europianë mund të udhëtojnë, punojnë dhe studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa të rinjtë britanikë do të kenë mundësi të ngjashme në...