HomeAktualitetiRekord Historik: 200 mijë të strehuar në Zvicër

Rekord Historik: 200 mijë të strehuar në Zvicër

-

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), aktualisht ndodhen rreth 200 mijë persona të strehuar në Zvicër – një shifër rekord historik. Në krahasim evropian, Zvicra renditet në vendin e 10-të për nga përqindja e refugjatëve ndaj popullsisë së përgjithshme.

Sipas raportimit të gazetës «SonntagsZeitung», ndonëse numri i kërkesave për azil dhe mbrojtje ka rënë, numri i përgjithshëm i të strehuarve ka arritur nivele më të larta se kurrë më parë. Në këtë numër përfshihen jo vetëm personat me status të rregullt refugjati, por edhe ata në “situata të ngjashme me refugjatët”, përfshirë rreth 70 mijë persona nga Ukraina që kanë ikur si pasojë e luftës. Në total, refugjatët përbëjnë më shumë se 2% të popullsisë zvicerane. Për krahasim, në Qipro kjo përqindje është rreth 5%, në Çeki 3.6%, dhe në Gjermani 3.3%, sipas një raporti nga Fondacioni Rockwool në Berlin.

Sfidat e mëdha për autoritetet zvicerane

Për herë të parë, numri i personave që plotësojnë kushtet ligjore për statusin e refugjatit – domethënë atyre që u rrezikohet jeta, trupi apo liria – e kaloi shifrën e 100 mijë vetëve këtë verë, sipas të dhënave nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin.

Kjo situatë paraqet sfida serioze për autoritetet federale, kantonale dhe komunale. Në shumë kantone, situata është e tensionuar, thotë Mathias Reynard, president i drejtorëve kantonalë të çështjeve sociale dhe këshilltar shtetëror i Valisit. Sipas tij, po punohet për një strategji të re për azilin, e cila synon të adresojë dobësitë aktuale dhe të sjellë një menaxhim më efikas të sistemit të azilit, transmeton 20min.ch. / Përgaditi: D.H

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FESTIVALI I 65-TË I KËNGËS NË RTSH: 28 ARTISTË NË GARË,...

0
Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) po përgatitet të ngrejë siparin e edicionit të tij të 65-të, duke rikthyer në vëmendje një...