HomeAtdheuPresidentja Osmani: Sot është ditë vendimtare, shpresoj që e mbara t’i prij...

Presidentja Osmani: Sot është ditë vendimtare, shpresoj që e mbara t’i prij Kosovës

-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar sot në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, kanë hedhur votën në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Ajo pas votimit tha para mediave se Kosova është shtet demokratik dhe se gjithë qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

“Siç e dini Kosova është shtet demokratik. Sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontribut në ketë drejtim. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Është mundësi e mirë që jo vetëm të japin vlerësimin, por edhe t’i japin mundësi atyre kandidatëve që janë për herë të parë. Shpresoj që e mbara të i prij Kosovës”, tha Osmani para mediave, njofton frontonline.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbrëmje e hidhur për Shaqirin dhe Baselin, Luzerni triumfon në “shtëpinë”...

0
Baseli zhgënjen tifozët e vet dhe pëson humbje 0:2. Kapiteni Xherdan Shaqiri luajti vetëm 45 minuta, ndërsa Luzerni arkëtoi tri pikë të rëndësishme. Baseli dhe...