HomeAtdheuPresidentja Osmani ka premtuar që do të dekorojë ekipin e Kombëtares së...

Presidentja Osmani ka premtuar që do të dekorojë ekipin e Kombëtares së Kosovës

-

Presidentja Vjosa Osmani ka premtuar që do të dekorojë ekipin e Kombëtares së Kosovës me medalje presidenciale të meritave, pavarësisht rezultatit që do ta kenë në ndeshjen e nesërme ku do të përballen me ekipin e Turqisë.

Në një ceremoni të ndarjes së dekoratave presidenciale, Osmani ka thënë se pavarësisht rezultatit që do të tregojnë nesër, ky ekip ka bërë historinë.

“Ne duhet t’i vlerësojmë edhe ata që po i dhënë shpresë qytetarëve të Kosovës. Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së nesërme Kosovë – Turqi, ekipi i Kombëtares së Kosovës tashmë e ka bërë historinë. Kam nderin që të ju njoftoj që pikërisht për këtë kontribut të pamatshëm, për krenarinë që i kanë dhënë vendit në çdo moment, për shpresën që po i jepin këtij populli në hapat përpara, medalja presidenciale e meritave menjëherë pas fitores së nesërme, por pavarësisht edhe rezultatit, do t’i ndahet ekipit të Kombëtares së Kosovës”, tha Osmani.

Kombëtarja e Kosovës triumfoi me Sllovakinë, me rezultat 4-3, të enjten mbrëma në Bratislavë, në ndeshjen e gjysmëfinales së pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

Nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, Kosova sfidon Turqinë në finalen e madhe të pley-off-it për Botërorin 2026 që këtë verë mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbrëmje e hidhur për Shaqirin dhe Baselin, Luzerni triumfon në “shtëpinë”...

0
Baseli zhgënjen tifozët e vet dhe pëson humbje 0:2. Kapiteni Xherdan Shaqiri luajti vetëm 45 minuta, ndërsa Luzerni arkëtoi tri pikë të rëndësishme. Baseli dhe...