HomeAtdheuPresidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

-

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj viziton sot Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. Presidenti do të takohet gjithashtu me Kryeministrin Hristijan Mickoski, Kryetarin e Parlamentit Afrim Gashi dhe liderë të tjerë politikë shqiptarë. Arsyeja e takimit është forcimi i marrëdhënieve ndërshtetërore dhe përshpejtimi i integrimit ne BE.

“Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të posaçme. Synimi i kësaj vizite është forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian të dy shteteve anëtare në NATO dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor”, njofton Presidenca./KJ

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Përfundon vizita katërditore e Jakup Krasniqit në Kosovë, ish-kryeparlamentari kthehet në...

0
Pas katër ditësh qëndrimi pranë familjes në Prishtinë, Jakup Krasniqi është nisur drejt Hagës, ndërsa vizita e tij humanitare përfundoi më herët se sa...