HomeAtdheuPresidenti Begaj pret ambasadoren e re daneze, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard

Presidenti Begaj pret ambasadoren e re daneze, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard

-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një takim zyrtar ambasadoren e re të Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard, e cila i paraqiti Letrat Kredenciale.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen ambasadores së re, duke e cilësuar rihapjen e Ambasadës së Danimarkës në Tiranë si një dëshmi të qartë të vullnetit të këtij vendi për të forcuar dhe thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës për forcimin e institucioneve demokratike dhe zbatimin e reformave në Shqipëri.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, për të cilin Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen ndaj Danimarkës për mbështetjen e saj të vazhdueshme.

Gjatë bisedës u diskutuan gjithashtu mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe rëndësia e koordinimit të mëtejshëm në çështjet e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët të Shqipërisë dhe Danimarkës për të konsoliduar marrëdhëniet miqësore dhe për të hapur perspektiva të reja bashkëpunimi në fusha me interes të ndërsjellë, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

TRADITA, KULTURA DHE VLERAT E ZONËS SË VAKËFEVE – NJË TRASHËGIMI...

0
Vithkuq, Korçë | 17 nëntor 2026 - Federata e Paqes Universale Shqipëri dhe Këshilli Rajonal i Paqes Korçë organizuan në Vithkuq një veprimtari historiko-kulturore,...